Negociatat/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ja çfarë shkruan Varhelyi
Është mbajtur sot në Bruksel takimi I ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE, ku temë kryesore ka qenë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mes pjesëmarrësve ka qenë edhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, i cili ka kërkuar pjesëmarrjen sa më parë në Konferencën ndërqeveritare për të dyja vendet, por duke vënë theksin te "detyrat e shtëpisë".
"Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që kornizat negociuese me #Shqipërinë #Maqedoninë e Veriut të bien dakord sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mund të mbahet këtë vit.
Të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Unë jam në kontakt me @EU2020DE (presidenca gjermane e BE) dhe të gjitha palët përkatëse në mbështetje të gjetjes së një zgjidhjeje".
