"Virusi i pabesë", djali i Ramës fiton betejën me Covid-19

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale ka zbuluar se ka fituar betejën me Covid-19.

Ai ka treguar se është trajtua në shtëpi dhe se tani ndihet më mirë fizikisht e mendërisht.
Gjithashtu Greg ka falenderuar mjekët e infermierët, të cilët po përballen në vijën e parë të frontit të luftës me virusin.
"Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!"-shkruan ai.