Të dënuar për trafikim të narkotikëve, OFL i dërgon kërkesën për deklarimin e pasurisë 3 shtetasve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 14:59
Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E.(M.) Ç., banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
T. V., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”;
A. M., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.