Ura “e vdekjes” në Klos
“Ura e Vdekjes” është pagëzuar për shkak të rrezikut një pasarelë që është mundësia e vetme që banorët e fshatit Dom të lëvizin me makinë. Ndërhyrja aty thonë se ka mbetur vetem një premtim elektoral, ndërsa cdo ditë që kalon ura e ashtuquajtur rrezikon të prodhojë tragjedi.
Kjo është ura e xhenhemit. Mbi këtë pasarelë luhet me jetën.
Banorët e fshatit Dom në Bashkinë e Klosit para se të kalojnë thonë se i luten Zotit të dalin në anën tjetër ku banojnë.
“ Mbyllim sytë dhe hymë brenda dhe themi o Zot na shpëto”, shprehen banorët.
Binarët dhe dërrasat që shërbejnë si shtresë janë kalbëzuar e dëmtuar.
Pamjet përforcojnë alarmin e rrezikut.
Ndërtimi i urës thonë se është premtim elektoral në cdo fushatë, por që kurrë nuk u bë realitet.
Ndaj banorët akuzat për gjendjen e të ashtuquajturës urë dhe ndryshimin e situatës e kërkojnë nga institicionet që kanë votuar.
“Nuk është bërë asgjë, veç kanë vjedhur fonde dhe kush i ka vjedh fondet atë ta gjejë qeveria. Po të shembet kjo urë dhe të shkatohen viktima ,atëherë nuk ka se çfarë i duhet pushteti, më mirë të zhduken ose kush të ngeli nga ky fshat të shkoj të zhduki qeverinë”, shprehen banorët
Mbi këtë urë kalojnë cdo ditë dhjetra banorë të zonës, mes tyre edhe nxënësit e Shkollës.
Për të ulur rrezikun, pasagjerët zbresin nga mjetet por edhe në këmbë nuk duket se janë plotësisht të sigurtë.
Thirrja shkon direkt për bashkinë e Klosit të ndërhyjë e të shmangë këtë kërcënim për jetën e banorëve të fshatit Dom.