"Je ministri më i dështuar/ Jam lodhur për tju sjellë në Kuvend" Lleshaj e Litaj replika në Kuvend

Replika mes deputetit të opozitës parlamentare Korab Lita dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

Lita e quajti ‘ministrin më të dështuar“ në krye të ministrisë së Brendshme.

“Kur inskenoni ndonjë operacion arrestoni kryeplakun e fshatit që paguhet me 10 mijë lekë në muaj. Apo ndonjë fshatar me 10 rrënjë kanabis. Pika që s’ju bie!

Çfarë është bërë me ngjarjet e rënda në vend, vrasjet e grabitjet? Në tv jepen me autorë, të zbuluara por më pas përfundojnë pa autorë, të pezulluar.

Gjergj Cukalin e arrestuat me bujë por në fund e liruat për mungesë prove. Kush mban përgjegjësi për arrestimet e gabuara. Cfarë  u bë me vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe?

Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ministria e Brendshme ndonjëherë, nëse do të kishe pak nder morali dhe ushtarak kurrë nuk do të përdorje figurën e policit në formë fyerje."

Ty në ministri nuk të bindet askush.  Ti e urren figurën e policit. "

Në replikë Lleshaj tha se qëllimi I deputetëve të opozitës është të thotë parrulla politike.

“I gjithë qëllimi i interpelancës urgjente është për të marrë foltoren dhe për të thënë nja 2 -3 parulla politike të cilat nuk di se kush do i dëgjojë dhe çfarë dobije do ju sjellin uroj që tju sjellin por të jeni të bindur që nuk do ju sjellin gjë.

Aq më tepër kur më kujtohet sa jam lodhur si ministër i Brendshëm për tju sjellë në këtë sallë të parlamentit në ato ditë kur kishit pamundësi ardhje për shkak të kolegëve tuaj që nuk ju linin mundësi të vini në parlamentar”

https://youtu.be/qChZAo2r7cw