Video/ Aksidentohet Franceska Jace, ja çfarë postoi ajo në rrjetet sociale pak orë para ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 14:25
Modelja dhe vajza e njohur e showbizit, Franceska Jaçe i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Vlorës.
Pamjet e mbërritura në Ora News tregojnë se makina BMW X6 duket e përmbysur kokëposhtë në rrethrrotullim.
Modelja ka publikuar të dielën foto dhe video në Instastory-n e saj në Instagram, ku shihet duke drekuar në Vlorë. Bie në sy fakti se xhiron me makinë në qytet, ajo e ka postuar rreth orës 11 të natës, ndërkohë që pas orës 22:00, është e ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve.


