Demalia: Thaçi në Hagë e padrejtë, Vuçiç po fërkon duart. Më parë të dënohej për korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 12:37
Analisti Ilir Demalia komenton gjykimin e ish drejtuesve të UÇK në Hagë.
“Nuk më vjen keq për Hashim Thaçin e të tjerët por më parë do i dënoja për korrupsionin që kanë bërë Kosovës dhe e kanë sjellë Kosovën në këtë gjëndje që nuk ka. Fakti që ato shkojnë në Hagë dhe Vuçiç fërkon duart është e padrejtë."
Demalia bën me faj dhe ndërkombëtarët.
“Shoqëria shqiptare nuk ka arritur të ndërtojë një shtet të së drejtës. Kjo ka bërë që të humbasin besimin jo vetëm. Ndërkombëtarët kanë dështuar, nuk e kanë parashikuar që do të kenë një shoqëri dhe një klsë politike të korruptuar deri në indet më të imëta.”