Shpëtojnë pronarët e 3.4 mln eurove në Toyota Yaris, Gjykata e Tiranës pushon akuzat

Katër nga gjashtë personat e akuzuar për futjen në Shqipëri në mënyrë ilegale të 3.4 milionë eurove në makinat toyota yaris shpëtuan pa u dënuar nga drejtësia. gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj tyre për mungesë provash në lidhje me mosdeklarimin e parave në kufi. ndërkohë në janar të këtij viti edhe prokuroria e krimeve të rënda hoqi dorë nga hetimi i dosjes me argumentin se nuk kishte prova për grup kriminal dhe pastrim parash.

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për çështjen e 3.4 milionë eurove që u kapën duke hyrë në Shqipëri të fshehura në makinat "Toyota Yaris".

Togat e zeza kanë vendosur pushimin e akuzës për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Sipas vendimit të gjykatës, prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzave ndaj katër të pandehurve. referuar vendimit të gjykatës, procesi do të hapet vetëm për shtetasit Ervis Vladi për akuzën e "mosdeklarimit të të hollave në kufi" dhe Agim çeka për "armëmbajtje pa leje".

Shuma prej 3.4 milionë euro u kap mbrëmjen e 24 qershorit 2018, fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës ndërsa çështja u hetua fillimisht nga prokuroria e këtij qyteti por më pas dosja u transferua tek krimet e rënda me dyshimet se shuma e madhe e eurove i përkiste një grupi kriminal.

Krimet e rënda hetuan ndaj gjashte të pandehurve për veprat e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal por nuk arritën të faktonin këtë aktivitet dhe në Janar të këtij viti dosja u transferua në Gjykatën e Tiranës e cila pasi liroi të pandehurit për katër prej tyre vendosi pushimin e akuzave.

Në një reagim pas vendimit të gjykatës së Tiranës, sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi akuzon taulant Ballën si të lidhur me këtë çështje dhe shton se gjyqtarët nuk do ta ndalojnë zbulimin e të vërtetës pasi herët a vonë mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave do të zbulohen.