Franceska Jaçe me fat, i shpëton aksidentit, BMW X6 del nga rruga e përfundon kokëposhtë në Vlorë

Modelja dhe vajza e njohur e showbizit Franceska Jaçe i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Vlorës.

Pamjet e mbërritura në Ora News tregojnë se makina BMW X6 duket e përmbysur kokëposhtë në rrethrrotullim.

"Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale" informoi policia.

Pas këtij aksidenti vajza e showbizit duhet ta ndjejë veten vërtet me fat që ka arritur të shpëtojë mrekullisht pa asnjë lëndim.

Ajo është filmuar nga kamerat amatore pranë makinës teksa bën telefonata e shqetësuar për atë që i ndodhi.

Bukuroshja është e veshur me veshje lëkure.