Rama në Kuvend: Opozita do të vijë në pushtet me aleat covidin. Kjo nuk do të ndodhë
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit nënvizoi se Shqipëria i ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
"“Nuk kemi asgjë mangut në rapot me të tjerët. Me këtë sëmundje nuk ka asgjë jashtë Shqipërisë që nuk është në Shqipëri asgjë. As një protokoll i veçantë mjekësor, as aparaturë e veçantë”
Rama tha se qeveria është përgatitur edhe për të më të keqen që mund të ndodhë.
"Kemi kapacitete të lira sot qoftë në spitalin covid 3 ende, kemi një spital bosh që pret për ditën e keqe. Qoftë dhe në spitalet rajonale ku shtrihet vija mbrojtëse nëse numrat do të shkojnë përtej këtyre kapaciteve por sot nuk ka ndodhur."
Nuk mund të shmangte akuzat ndaj opozitës në fjalimin e tij në seancën parlamentare ku po diskutohet buxheti i 2021. Rama tha se opozita nuk mund të vijë në qeveri duke pasur aleat covidin.
“Sot edhe në rajonin tonë jemi me parametrat më lehtësues nga pikëpamja psikologjike. Rëndimi i njerëzve me tam tam papushim që i bën jehonë ëndrrës mostruoze të atyre që braktisën parlamentin me idenë se me rrugë të panjohura antidemokratike do të marrin pushtetin. Ëndrrës që covidi do të bëjë tani atë që ata nuk e realizuan dot, të kallin mes shqiptarëve dëshpërimin ekstrem dhe ta kthejnë atë në një gjenerator lufte kundër qeverisë është një jehonë që tregon vetëm dembelizmin kronik mendor të atyre që kujtojnë se mund të vijnë në qeveri deri duke përdorur si aleat covidin. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk ka si të ndodhë.”
Rama tha se në buxhetin e 2021 do të vazhdohet mbështetja me financë e recetës bazë dhe do të futen në skemë për tu rimbursuar të gjithë medikamentet në funksion të të gjithë të prekurve nga Covid-19.
Gjithashtu ne pr/ buxhetin 2021, parashikohet të dyfishohet ndihma ekonomike për kohën e përballimit me pandeminë.