FOTO/ Si babëzia për beton po zhduk edhe Kullën e Sahatit

Babëzia për të ndërtuar dhe për të betonizuar çdo pjesë të mundshme të Tiranës po zhduk një nga pasuritë më të mëdha kulturore-historike të kryeqytetit.

Fjala është për Kullën e Sahatit, ikona e kryeqytetit, e ndërtuar që në vitin 1822 nga Haxhi Et’hem Beu.

Dhe siç thotë vetë Bashkia Tiranë, "arkitektja" e kësaj maskarade, në webfaqen e saj zyrtare: “Kulla e  Sahatit është simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës dhe së bashku me Xhaminë e Et’hem Beut  formon një ansambël arkitekturor unik”.

Por një foto që po qarkullon në rrjetet sociale tregon qartë se çfarë po bëhet me një nga trashëgimitë më të vyera që ka Tirana dhe jo vetëm.

Një pamje e trishtë, me një gjigand betoni që po ngrihet përkrah Kullës së Sahatit, për t'ia zbehur madhështinë, ashtu siç ka ndodhur dhe me monumente të tjera në Tiranë.