Lumi Gjanica sërish i zi, fierakët ankohen por askush s'i dëgjon

Qytetarët e Fierit vijojnë të bëhen dëshmitarë të një krimi të madh mjedisor.

Lumi Gjanica i cili kalon mes për mes qytetit nuk kishte ngjyrën blu siç duhet të ketë një lum, prej ditësh ka ngjyrë të zezë.

Disa muaj më parë Agjencia kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit disa muaj më parë u evidentuan 29 pika që ndotin lumin Gjanica por nuk është marrë asnjë masë.

 “Gjithë ky investim që bëri bashkia është zhvlerësuar. Me këtë ndotje dhe ujë të qelbur këtu. Kemi trokitur disa herë por në vesh të shurdhër, asnjëherë reagim. Kemi evidentuar pikat e ndotjes por nuk ka asnjë reagim” thotë një qytetar.

Qytetarët thonë se i gjithë investimi i qëndrës së qytetit dhe rehabilitimi i lumit ka shkuar dëm

Qytetarët thonë se shkak për këtë ndotje është rafineria e naftës në Fier, e cila vijon të bëjë derdhjet e mbetjeve në lumin Gjanica.

https://youtu.be/-_6RBhddWAU