Dy në bagazh dhe dy në sedilje të parë, ja ku i kishte futur korçari klandestinët, u mori nga 215 euro secilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 10:10
Operacioni “Perimetri” ka shigjetur një 32 vjeçar ditën e sotme, i cili u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të jashtëligjshëm.
Në pranga mësohet se ka rënë D.M., 32 vjeç, banues në Korçë. I arrestuari u kërkonte 215 euro për secilin prej emigrantëve në këmbim të kalimit drejt vendeve të BE-së.

“Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur "Lumi i Tërhanit", duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 4 emigrantë të paligjshëm“, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
