Dy punonjëse me Covid-19, mbyllet sërish kopshti nr. 2 në Vlorë

Kopshti nr. 2 në Vlorë është mbyllur sërish pasi dy prej punonjësve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se 6 punonjëseve të tjera iu është bërë tamponi dhe po pritet  përgjigja, teksa kanë shfaqur shenja të Covid-19.

Pak ditë më parë i njëjti kopësht është mbyllur për shkak të koronavirus.

Në Vlorë momentalisht mbeten tre kopshte të mbyllura Kopshti nr. 9, kopshti Orikumit dhe ai nr. 3.

Lexo dhe:

Covid-19 hyn në burgun e Bënçes në Tepelenë