Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohet 43 vjeçari. Nuk iu bind policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 08:46
Një 43 vjeçar është arrestuar në Skrapar pasi dyshohet se nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë D.B., banues në Poliçan, në momentin e arrestimit nuk ka pranuar t’i bindet policisë për të ndaluar. Mësohet se po trasportonte pllakat dekorative me kamion.
Sakaq hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë.