Arrestohet biznesmeni në Lezhë, shpallen në kërkim dy të tjerë, policia jep detaje
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Urbanistika” pas një hetimi 3-javor, duke arrestuar një biznesmen dhe shpallur në kërkim dy zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë vendosën në pranga shtetasin F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, i cili kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
"Sipas njoftimit të policisë u shpallën në kërkim shtetasi S. T., 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja A. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, me detyrë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë."
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shpërdorim detyrë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ndërtim i paligjshëm”