Ndërron jetë nga Covid-19, aktori shqiptar Valter Gjoni

Aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19 në moshën 66 vjeçare.

Valter Gjoni, ishte aktor dhe regjizor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Kombëtar, ka 60 role në teatër dhe në estradë.  

Ai ka 8 role në kinemoatrografi, ka realizuar 5 filma dhe dokumentarë dhe është autor i 20 ekspozitave.