Zgjedhjet në federatën e peshëngritjes, Gjoza: Federata është marrë peng nga një bandë, asambleja vendimtare
Ditën e sotme mbahen zgjedhjet në strukturat drejtuese në federatën shqiptare të peshëngritjes. Nga informacionet paraprake mësohet se gjatë procesit kanë nisur tensionet e para. Ish Presidenti i federatës Elez Gjoza u shpreh për Ora News se federata është marrë peng nga një bandë e cila nuk lejon pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve te asamblesë.
"Momentalisht federata është marrë peng nga një bandë e cila edhe sot u bë një veprimi jashtëzakonshëm ku u lejuan vetëm anëtarët e Komitetit Drejtues të cilët duhet të ishin të larguar pasi do rivotohen dhe u përjashtuan të gjithë kandidatët të cilët do votojnë. Aktualisht e vendos vetëm asambleja, është organ ekzekutiv dhe nuk ka komisione sipas statutit që të vendosin përjashtimin e figurave më të mëdha të kësaj federate. Komisionet janë të jashtëligjshme dhe sot nën dijeninë time fillimisht do propozojë për zhbërjen e këtij komisioni i cili bëhet nga një bandë që prej 3 vitesh mban peng federatën."- tha Gjoza.
Mësohet se kandidatura e vetme për drejtimin e federatës është Eglantina Cuni pasi presidenti Theodhor Maslavica është tërhequr nga gara.