Vlorë: Infektohet me koronavirus rektori i universitetit Ismail Qemali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2020, 11:00
Covid -19 prek edhe universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv me koronavirus rektori i universitetit Roland Zisi. Momentalisht nuk ka informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të rektorit.
Mësohet se një pjesë e stafit të universitetit kanë bërë tamponin dhe pritet përgjigja për ta.