Heronjtë e pandemisë, Organizata George Marshall vlerëson mjekë e gazetarë

Kontributi i mjekëve dhe gazetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit u vlerësua nga Organizata George C Marshall.

Mjeku Infeksionit Tritan Kalo, hoqi dorë nga pensioni dhe u rikthye në detyrë për të shpëtuar jetën e pacientëve të prekur nga virusi SARS-CoV-2.

Misioni i tij, që në jo pak raste i rrezikoi shëndetin, u nderua me medalje.

"Medaljen ja dedikoj kolegëve, të gjithë shëndetësisë publike që merret me përkujdesjen dhe trajtimin e këtyre të sëmurëve."

Po me medalje u vlerësua edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

"Ne mjekët e kemi profesion humanizmin."

George C Marshall akordoi Cerifikatë Mirënjohje edhe për moderatoren e emisionit "Tempora" në RTV Ora, Sonila Meço.

"U shpall karantina e famshme. Unë në ato momente isha Sonila, bija e dy prindërve në pension, mamaja e një vajze të vogël. Të hutuar, në ankth për atë që do të ndodhte. Pronari i televizionit Ora na njoftoi që çdo gjë do të mbyllet, kështu që programet do të ndërpriteshin për një periudhë të pacaktuar. Të shtunën dhe të dielën unë kisha harruar që isha një gazetare. Të dielën pasdite z. Ndroqi më mori sërish dhe më tha “Sonila, është e pamundur. Si mund të qëndrojë media? Unë do ta thyej këtë barrierë gjithsesi.”

Dolëm në transmetim dhe ime më më shkuante vazhdimisht se si isha. Rrugës gjeja policë shumë bashkëpunues, nuk kisha autorizim, telefoni i drejtorit të Policisë më dilte i zënë. Mora z. Kalo dhe i thashë që doja ta ftoja në emision dhe më tha që ishte në vijën e parë të luftës. “Për çdo sekondë që unë mund të harxhoj në emisionin tënd, një jetë duhet shpëtuar”.

Çmimin Meço ia dedikoi gjithë medieve e kolegëve të cilët nuk reshtën së punuari gjatë karantinës.