Mësuesit po fshehin të vërtetën e infektimit me Covid, Presidenti i Sindikatës së Arsimit tregon arsyen

Pak ditë më parë u përhap skandali se mësuesit nuk tregonin faktin se ishin të infektuar me Covid-19, për shkak të frikës se humbisnin vendin e punës.

Në lidhje me këtë temë Presidenti i Sindikatës së Arsimit, Nevrus Kaptelli ka treguar arsyen e vërtetë se përse ndodh ky fenomen.

Kaptelli ka thënë se në stafet pedagogjike në rrethe ekziston më shumë frika e bulizimit për shkak të infektimit.

Kemi informacione që në rrethet e vogla mësuesit hezitojnë të tregojnë që janë të infektuar. Është një farë bulizmi, çështje mentaliteti. Kjo është në dëm të tyre, në dëm të fëmijëve dhe në dëm të komunitetit ku jetojnë”, është shprehur ai.

Kaptelli nuk ka mohuar as faktin se mësuesit jetojnë me frikën se do të pushohen nga puna, ndërkohë që ka shtuar se në dispozicion janë vendosur 1000 mësues me rol zëvendësues, por që tani janë refuzuar disa nga drejtorët e institucioneve arsimore.

Kaptelli: Ekziston si fenomen edhe fakti që kanë frikë se mos humbin vendin e punës, por tashmë pas kërkesave të njëpasnjëshme që nga muaji mars që ne bëmë për t’u zëvendësuar mësuesit që preken nga virusi, MASH ka shtuar 1000 mësues të tjerë që janë me kontrata të përkohshme, me qëllim që mos të ekzistojnë frika e zënies së vendit të punës së mësuesve.

Një pjesë e drejtuesve të institucioneve arsimore nuk i shfrytëzojnë këta 1000 mësues, por po aktivizojnë mësues të tjerë që janë tashmë shumë të ngarkuar për arsye të punës. Ata paguhen 7 orë mbi orarin e rregullt. Drejtorët e disa institucioneve po përdorin mësuesit e shkollave, për të zëvendësuar mësuesit që mungojnë. Kjo për ne është shumë e papranueshme. Kur ke 1000 mësues në dispozicion, ata duhet të zëvendësojnë mësuesit e tjerë që janë të prekur nga virusi dhe e kanë të pamundur të vijnë në shkollë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.