Ju flet Moska: Karriera e z.Bahri Shaqiri

Dorëheqja e Bahri Shaqirit si këshilltar i Sigurisë Konbërtare pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Këto ditë ka pasur një lajm për dorëheqjen e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri, i cili po merr një tjetër detyrë të lartë nga Kryeministri pas një takimi që ka pasur në zyrat e qeverisë. Është përfolur për karrierë politike si kandidat për deputet i PS-së në një qark. Gjëja e habitshme këtu nuk është dorëheqja e Bahri Shaqirit, e habitshme është pse qëndroi kaq gjatë pa u larguar, dihen marrëdhëniet e afërta me Edi Ramën. Të gjithë ata që i njohin gjërat në thellësi janë habitur kur Meta e emëroi në fillim në postin e zëvendësministrit të Transporteve nga LSI dhe pastaj e mori në Presidencë si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Bahri Shaqiri ka qenë drejtor i SHISH nga fillimi i vitit 2005-2012.Ky njeri në pozitat që ka mbajtur si drejtor i SHISH ka punuar fort kundër LSI dhe Ilir Metës, në fillim pro Fatos Nanos dhe pastaj pro Edi Ramës. Nuk është për tu harruar roli i tij në janar 2011, ndoshta momenti më i vështirë në jetën politike, por jo vetëm, të Ilir Metës kur u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit për shkak të një videoje që doli atëherë, një video ku aludohej për një ryshfet prej 700 mijë eurosh kur sot duken si shifra qesharake, si copa buke në krahasim me këto që po bën qeveria  e Ramës me qindra milionë euro kur aty bëhej fjalë për një Hidrocentral katundi. Bahri Shaqiri në situatën që u krijua me protestën e 21 janarit ka pasur një rol në bashkëpunim me Edi Ramën, atëherë kryetar i opozitës, me presidentin Topi dhe prokuroren e Përgjithshme të kohës Ina Rama për faktin se nëse do të rrëzohej qeveria sikur ishte llogaritur do të arrestohej Ilir Meta. Ky njeri përfiton nga zemërgjerësia e Ilir Metës dhe merr poste që nuk i meritonte. Shkoi si drejtor i SHISH sepse vdiq paraardhësi i tij Kujtim Hysenaj nga një sëmundje e rëndë. Ai e mori si shef kabineti në SHISH, Bahri Shaqirin, i cili shiste bileta në agjencinë ajrore të tij. I lindur në 1970, Shaqiri ka mbaruar fakultetin Juridik në 1990 dhe ka punuar në biznesin privat të Kujtim Hysenaj në detyrën e respektuar të shitësit të biletave të avionëve. Ky njeri me këtë përvojë kaloi në detyrën e shefit të kabinetit të Drejtorit të SHISH dhe pas 2-3 vitesh atje u emërua nga kryeministri Fatos Nano para zgjedhjeve të 2005 në detyrën e drejtorit të SHISH. Nëse la ndonjë gjurmë aty përveç punës që bëri kundër qeverisë së kohës dhe pro opozitës të udhëhequr nga Edi Rama ishte se zyrën më të madhe ja la inspektores së SHISH të caktuar nga Kryeministri dhe vetë mbajti zyrën e vogël. Këto janë dobësitë e njerëzve të ngritur në karrierë në këtë mënyrë. Ky njeri që ka përfituar nga zemërgjerësia e Ilir Metës si shumë të tjerë, zemergjeresia e Metës është një nga pikat e tij të dobëta dhe ka vuajtur jo pak, shumë gjëra me të cilat ngarkohet LSI sot i kanë bërë njerëz që kanë shfrytëzuar LSI, kanë ikur ga LSI dhe sot janë me PS, por kostoja e faturave të tyre i mbetet LSI. Nga militant i maskuar tashmë Bahri Shaqiri do të bëhet një militant i hapur i PS.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.