Për "Weekend" në Elbasan: Kapen me doza heroine, kokaine, kanabisi dhe një peshore elektrike
Mëngjesin e sotëm është finalizuar operacioni policor i i koduar "Weekend" ku janë vënë në pranga 3 shtetas që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në banesë policia ka sekuestruar 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin lëndës narkotike.
Të arrestuarit janë: U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan."
"Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike."- thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.
Arrestimi i tyre nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u krye në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.