Aksident në Kombinat, motori përplas gruan 51-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2020, 18:49
Një 51 vjeçare mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në Kombinat, ku motori me drejtues shtetasin I.Xh., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.M., 51 vjeçe, e cila ndodhet në sptal, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.