“Proces për të vrarë djalin e Fahriut”, Bardhi i përvishet Ramës: Ministra nxjerr burrat e ish-grave
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i është kthyer kryeministrit Edi Rama, pasi ky akuzoi të djathtët nga Fieri për zgjedhjet brenda partisë.
Bardhi ka shkruar se kryeministri ka përsëritur nga Fieri të njëjtat gënjeshtra, ndërkohë që e akuzon atë se në listat për deputetë të PS ka trafikantë droge apo edhe të korruptuar.
“Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.
Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën”, shkruan Bardhi.
Sakaq demokrati ka vijuar më tej me “Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.”
