Kryemadhi: Të mos flasim më si politikanë, por si qytetarë, gratë duhet të paguajnë për ushqimet, ilaçin e enëve apo rrobave
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se në situatën që gjendemi është më mirë që të mos flasim më si politikanë, por si një qytetar.
Kryemadhi: Në situatën që gjendemi është më mirë që të mos flasim më si politikanë, por si një qytetar. Nëse Monika do të pyeteshe, unë mendoj atë që ndjej vetë. Një politikan e ka shumë të vështirë që të mendojë si një grua në familje që duhet të shkollojë fëmijët, duhet të shërbejë në familje, duhet të paguajë për kopshtet, të paguajë për ushqimet, ilaçin e enëve apo rrobave, duhet të përkujdeset për vjehrrin apo vjehrrën.
Në fund të ditës, bilanci i saj është gjithmonë negativ për shkak të mungesë së punës apo shpresës. Ka shumë gra që janë kryefamiljare ose bashkë me bashkëshortin janë të papuna. Qeveria e ka futur vendin në këtë situatë pasigurie. Kjo qeveri ka qenë e paaftë për të hapur vende pune dhe për të mbajtur shëndetësinë falas, si mund ta bëjë këtë gjë sot?