Kryemadhi: Mjekët në betejë me pacientët dhe kryeministrin maskara, i nxjerr si aktorë filmash
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se mjekët kanë një betejë të madhe psikologjike me pacientët dhe me kryeministrin posesiv dhe maskara.
Kryemadhi: Mjekët kanë një betejë të madhe psikologjike me pacientët dhe me kryeministrin posesiv dhe maskara. Që të marrësh Najada Çomën dhe ta nxjerrësh si aktore në filmat elektoralë, për mua është turp. Është shumë e rëndë për mua dhe nuk do t'ia lejoja vetes që personeli dhe stafi mjekësor të kthehet në aktorë të filmave politikë.
Sot beteja e njerëzve për të mbijetuar nuk është profesioni. Sot kemi gazetare dhe mjekë të tjetërsuar. Është vetë infrastruktura e propagandës që është ngritur. Unë vlerësoj të gjithë mjekët dhe infermierët që shërbejnë jashtë qendrave spitalore.