Vjosa Osmani dhe Albin Kurti urojnë Bidenin për fitoren në SHBA

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit.

“Jam e bindur se nën udhëheqësinë tuaj si president amerikan dhe nënpresidente amerikane, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në gjithë botën”- ka thënë ajo në Twitter.

https://twitter.com/VjosaOsmaniMP/status/1325145249241587714

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka urur po ashtu presidentin e zgjedhur Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur, Harris për fitoren në zgjedhje.

“Mezi pres të fuqizojmë partneritetin tonë të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojnë punën tonë në emër të njerëzve tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”-ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

https://twitter.com/Avdullah/status/1325142234925314049

Në platformën e njëjtë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se fitoja e Bidenit është historike dhe se ai është aleat i Kosovës.

“Udhëheqësia juaj është e nevojshme në Amerikë, po aq sa në botë, për të rikthyer besimin në demokraci sundimin të ligjit dhe dinjitet njerëzor. Mezi pres të forcojmë lidhjet tona”- ka thënë mes tjerash ai.

https://twitter.com/albinkurti/status/1325142899596537859