Revolta e gastronomëve në Kosovë, protestojnë me lugë e tenxhere
Shoqata e Gastronomëve në Kosovë kanë zhvilluar një protestë simbolike kundër masave të reja anti-Covid të cilat ndalojnë të gjitha veprimtaritë në vend gjatë fundjavës gjë që sipas tyre po i dëmton ekonomikisht.
Në shenjë revolte për disa minuta ato kanë protestuar me lugë dhe tenxhere duke krijuar zhurmë në shenjë pakënaqësie.
Kryetari i shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, u shpreh se gjenden në hall dhe në këtë mënyrë do të organizojnë protestë masive ditën e henë.
Për shkak të protestës, policia ka shoqërua kryetarin e shoqatës me argumentin se nuk lejohen në kohë pandemie.
Sipas masave të reja anticovid në Kosovë, për këtë fundjavë ndalohen të gjitha veprimtaritë nga ora 20 e kësaj të premteje deri në orën 05:00 të hënën gjë e cila ka revoltuar edhe këtë shoqatë.