Yuri Kim: Diskutova me Ramën për progresin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ka shumë përpara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 19:11
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka bërë me dije fokusin e takimit të sotëm me kryeministrin Rama.
Kim shkruan se u diskutuar për progresin e fundit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri & dhe për mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Yuri Kim: Kam pasur një diskutim të shkëlqyeshëm sot me Kryeministrin Edi Rama për të shikuar progresin e fundit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri & dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shumë mundësi (por edhe shumë punë) përpara partneritetit tonë! KrahPërKrah