Shqipëria do të futë testet e shpejta për Covid, Bino: Avantazhet dhe disavantazhet, do kombinohet me PCR
Ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria parashikon futjen e aplikimit të testeve të shpejta për koronavirusin.
Shefja e ISHP-së, Silva Bino, tha se futja e tyre do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin.
Bino: Një masë e rëndësishme që do të mnerret është futja e testeve të shpejta që u aprovua udhëzimi sot në Komitet që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin. Ul kohën e pritjes së qytetarëve, kryhen në 40 minuta pranë qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale jashtë laboratoreve. Testet e shpejta janë 100% specifike që tregon se nëse testi del pozitiv ai është pozitiv dhe nuk ka pse të konfirmohet. Por kanë një ndjeshmëri apo sensivitet më të ulët që shpesh herë mund të kemi fals negativ. Në udhëzim është përshkruar qartë që nëse kemi një test negativ por që ka shenja klinike ai duhet të konfirmohet përmes PCR apo nëse është asimptomatik por ka lidhje me kontakte që janë të konfirmuar pozitiv përsëri duhet të konfirmohet përmes PCR.
Bino tha se aktualisht janë tre laboratore publike që kryejnë analizat e testeve PCR, ndërsa shtoi se janë në proces vlerësimi edhe ato private.
Bino: Aktualisht funksionojnë tre laboratore publike, një në ISHP, një tjetër i lidhur me ISHP dhe ka një javë që ka filluar punë si dhe ka filluar punën laboratori pranë Institutitut Veterinar. Janë edhe laboratore të tjera, njëkohsisht ai i QSUT. Ka nisur procesi i kontrollit të cilësisë së laboratoreve private. Kjo do ta ulë kohën e dhënies së përgjigjes. Janë bërë priotizime për grupe të caktuara të riskut dhe përgjigjia është dhënë brenda 24-48 orëve. Synimi është të japim përgjigjen brenda 72 orëve. Futja e testit të shpejtë për kapjen e antigenit që identifikon viruset do të sjellë një ulje të kohës. Maksimumi i kryerjes së testit është 40 min. Mund të kryehet pranë mjekut të familjes, spitaleve rajonale.Por ka kufizimet e veta dhe do të kombinohet me testin molekular.