Naftëtarët dalin të palumtur nga takimi me Ramën, nuk sigurojnë dot më shumë se një pagë

Rreth dy orë negociata mes një përfaqësie të naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka prodhuar më shumë se premtimin për marrjen e një page dhe mundësinë për trajtim me asistencë.

Në mbyllje të takimit pasditen e 9 nentorit ne Ballsh, kreu i Shoqatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj tha se dolën të palumtur ndërsa propozimin do të konsultojë me kolegët e tjerë për të dalë në një vendim.

https://youtu.be/VW93GnNTpN4

Dautaj: Nuk kemi dalë të kënaqur, është një vendim që do ta marrin të gjithë kolegët.Kryeministri ofroi sjelljen e një kompanie serioze për rafinerinë dhe një pagë. Gjithçka do të diskutohet me kolegët nëse bihet dakord apo jo. Vendimin e marrin 900 naftëtarë. Ne keni një pikë të panegociueshme, kërkojmë pagat tona. Shteti nuk merr përsëipër thotë, por rivendosjen në punë të rafinerisë dhe një pagë.Pagat nuk u morën përsipër. Takim të dytë do të ketë kur të merret vendimi.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se çështjet që lidhen me privatin, nuk i takojnë qeverisë, por kompanisë.

Po ashtu, Rama shtoi se qeveria do të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë punëtorë, nuk mund të jetë paga e punës së tyre, sepse faktikisht rafineria është e fikur.

https://youtu.be/H5DabN3FlCQ

Rama: Patëm një bashkëbisedim të hapur. Më vjen mirë që i krijuan këto kushte, pasi në kushtet e grevës nuk mund të bisedohej. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën, në sensin që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënien private, janë çështje që nuk i takojnë qeverisë, por çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne, që ta adresojmë së bashku me ta, me mirëkuptimin e tyre, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional në një fushë që ne nuk kemi absolutisht luksin ta zhbëjmë.

Për këtë arsye ne i kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë punëtorë, nuk mund të jetë paga e punës së tyre, sepse faktikisht rafineria është e fikur. Nuk është çështja jonë paga e prapambetur, ajo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Vendimi gjyqësor për të cilin ata flasin lidhet me detyrimet e kompanisë, jo me të qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje, që i zgjidhin kompanitë. Nuk i takon qeverisë të adresojë atë vendimi gjyqi. Ne nuk jemi dorëzuar lidhur me të ardhmen e kësaj rafinerie, sepse të gjitha analizat tona tregojnë se rafineria nuk është për skrap sot.

LEXO EDHE: Gratë naftëtare dalin nga greva e urisë, ja kur do të takohen me kryeministrin Rama