“Spitalet në kolaps”, Basha akuzon qeverinë për keqmenaxhim: Shtoni testimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar shtimin e fondeve për të përballuar pandeminë. Duke akuzuar se situata në spitalin Covid 1 është në kolaps, ai propozoi vënien në dispozicion të instituiconeve shëndetësore në rrethe. Kundër akuzave ka reaguar kryeministri Rama, duke publikuar pamje me shtretër bosh të Covid 3.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancën për keqmenaxhim të pandemisë.

Sipas tij spitalet ku trajtohen pacientët me koronavirus janë në kolaps.

Si zgjidhje kreu i selisë blu propozoi vënien në dispozicion të spitaleve në rrethe dhe rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë.

"Do të bëja 5000 testime, i kërkoj 2500. Së dyti urgjentisht do të fusja në këtë betejë të gjitha kapacitetet shëndetësore duke filluar me mjekët e familjes dhe spitalet rajonale".

Kundër tij ka reaguar kryeministri Edi Rama duke publikuar video me shtretër bosh të spitalit Covid 3.