A ka plan për kufizimin e shkollave? Ja si përgjigjet zv/ministrja e Shëndetësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 16:15
A ka një plan kufizimi për shkollat?
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaron se “shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës.
“Shkollat kanë dy muaj që janë hapur dhe nuk po na rezulton që fëmijët të kenë një shpërndarje më të madhe të infeksionit sesa kanë qenë më përpara dhe sipas ISHP-së shkollat nuk janë vatra infeksioni. Ne po i monitorojmë me shumë kujdes, dhe masat janë në lidhje me dinamikën e situatës epidemike. Sot për sot Shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës.”
Deklarata u bë në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së komitetit teknik.