Demalia: Kampi i Trump ka rënë në nivelin e kurisë së Ruzhdies në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 18:33
Analisti Ilir Demalia ka komentuar mbi aludimet për manipulim apo për vjedhje votash në SHBA.
Ai shkruan se kampi i Trump që ka rënë në nivelin e kurisë së Ruzhdies në Lushnje, se me këtë rast Rudi Giuliani me ekipin tij bëjnë ca miliona që sigurisht nuk do dalin nga xhepi Trump se s'ka xhepa.
Demalia: Merreni! Të gjitha pretendimet se kanë votuar të vdekur, kanë votuar dy herë të njëjtit njerëz, kanë e çfarë “komunistat demokrate të Biden” 75 milion njerëz janë manipulime për gjoja prova të marre nga rrjete sociale. Po mirë të vazhdoje kampi i Trump që ka rene në nivelin e kurise se Ruzhdies në Lushnje, se me këtë rast Rudi Giuliani me ekipin e tij bëjnë ca miliona që sigurisht nuk do dalin nga xhepi Trump se s'ka xhepa.
