“Amortizohet” Gjykata Kushtetuese, Tafaj: Objekti i dëmtuar në strukturë, kemi nevojë për 10 punonjës

Në diskutimin për buxhetin e 2021 në Komisionin e Ligjeve, Gjykatës Kushtetuese nuk i janë akorduar fondet që ka kërkuar nga Ministria e Financave për rikonstruksion dhe shtim personali. Edhe pse sipas përfaqësuesit të Kushtetueses, objekti i Gjykatës është dëmtuar në strukturë nga tërmeti i 26 nëntori. Ndërsa drejtuesja e BKH kërkoi që të ketë një buxhet të pavarur nga SPAK.

Prej më shumë se dy vitesh Gjykata Kushtetuese jo vetëm që është jofunkionale, por shteti ka lënë në mëshirë të fatit edhe muret e këtij institucioni.

Përfaqësuesi i Kushtetueses u ankua në Komisionin e Ligjeve se Ministria e Financave nuk ka dhënë fond për rikonstruksionin e godinës e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Për pjesën nga Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 72 persona, ndërkohë që vazhdojmë të jemi 62. Sa i përket strukturës duhet rikonstruksion pasi ka pasur dëme nga tërmeti, sidomos në katin e katërt dhe të parë. Po ashtu, edhe automjetet janë të amortizuara."

Jo vetëm qeveria, por as Kuvendi nuk ja mori parasysh kërkesat e tij, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese në mëshirë të fatit.

"Unë kam vërejtje që edhe dy milionësh në vitin 2020 është shpërdoruar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk është përdorur."

Ndërsa drejtuesja e Aida Hajna i kërkoj Komisionit të Ligjeve që organi që ajo drejton duhet të ketë një buxhet të pavarur dhe jo të menaxhohet nga SPAK.