Nga e mërkura nuk lejohet lëvizja dhe as shërbimi në bare e restorante pas orës 22:00

Nga e mërkura në të gjithë Shqipërinë do të nisin masat kufizuese me qëllim parandalimin e koronavirusit. Pas analizimit të të dhënave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar kufizime gjatë orëve të vona të natës dhe mbylljen e lokaleve. Prej qeverisë ekspertët kërkuan lehtësira për punonjësit.Për të pasur një panoramë më të shpejtë mbi përhapjen e Covidit së shpejti do të aplikohen testet e shpejta. Megjithatë mjekët kanë hequr testin e dytë. Mjekët kanë dhënë dhe një pasqyrë të zonave të kuqe. Në ditët e fundit janë shënuar rritje të numrit të të infektuarve, ku kjo javë shënoi mbi 500 raste në ditë.

Duke filluar nga dita e mërkurë, 11 nëntor, do të kufizohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve nga ora 22:00 -06:00.

Në të njëjtin orar do të mbyllen dhe baret dhe restorantet me përjashtim  të shërbimit delivery.

Masat e reja u njoftuan nga Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe do të jenë të vlefshme për tre javët e ardhshme.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

Lexo dhe: Rëndohet situata me Covid-19 në vend/ 501 të infektuar në 24 orë dhe 374 pacientë në spitale

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.

https://youtu.be/nQBPbiZNR0A

“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë.

Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

"Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë. Është rritur dhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen dhe mungon vaksina, mënyra më e mirë mbetet parandalimi. Masat janë të domosdoshme për të frenuar për përhapjen e virusit" tha ajo.

Lexo me shume: A ka plan për kufizimin e shkollave? Ja si përgjigjet zv/ministrja e Shëndetësisë

Hiqet ritestimi për Covid, Bino: Është provuar shkencërisht që nuk e transmetojnë virusin

Shqipëria do të futë testet e shpejta për Covid, Bino: Avantazhet dhe disavantazhet, do kombinohet me PCR

Radha e ambulancave në oborrin e Infektivit, Rakacolli: Normale kur ka shtim të rasteve; Brataj: Është një minispital