Rama e zhvendos "luftën politike" për Specialen në Tiranë, akuzon Berishën e Metën për votimin e raportit të Dick Marty

Beteja politike për arrestimet e udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës ëhstë zhvendosur në Tiranë.

Kryeministri Rama akuzon ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Ilir Meta për votimin e raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Rama: Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s'të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s'ta lejon sekreti hetimor?

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”  se UÇK nuk ka kryer kurrë transplante organesh. Berisha tha se nëse e ashtuquajtura shtëpinë e verdhë do të ekzistonte, ai që do të fliste për të do të kishte vetë Millosheviçi.

Sipas tij, Thaçi gaboi që nuk paditi Martyn për Shtëpinë e Verdhë.

Gjykata Speciale e Hagës e ngritur për krimet e luftës në Kosovë nuk ka patur asnjë bashkëpunim me autoritetet shqiptare në lidhje me hetimin e drejtuesve politik te UÇK-së.

Megjithatë në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit janë renditur 63 baza, të konsideruar prej hetuesve  si burgje të UÇK-së në territorin e Kosovës, por dhe dy raste në Kukës dhe Cahan të Hasit ne Shqipëri.

Por mësohet se deri tani autoriteteve shqiptare nuk i është paraqitur asnjë kërkesë apo letërporosi nga kjo gjykatë në lidhje me këtë çështje.

Ështe e paqartë se si prokurorët specilizuar kanë arritur në këtë përfundim edhe kur i kanë kryer hetimet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por me sa duket gjithçka i referohet raportit të gjykatëses së Hagës, Carla del Ponte dhe më pas të raporterit Dick Marty.

Hetime u kryen nga vitet 2004-2008. Ndër to u përfshi dhe akuza për “shtëpinë e verdhë” në Mat, për të cilën prokurorja shprehej se përdorej si bazë për transplant të organeve që u merrin të robërve që kishte UÇK.

LEXO EDHE: Specialja, Presidenca shpërthen ndaj Ramës: Tradhtar dhe armik i kombit, dil përballlu sy më sy me Metën

“Shtëpia e Verdhë, pa drita, e pa ujë” dëshmia e Artan Grubit që shoqëroi hetuesin e Hagës në Gurrë: Hetimet u mbyllën sapo lamë Tiranën