Shpërndante kokainë në Elbasan, pranga 40-vjeçarit, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit të banesës
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni policor i koduar "Befasia" çoi në arrestimin e shtetasit O.P,banues në Elbasan.
Në cilësin e provës metariale iu sekuestruan 40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
"Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike" njoftoi policia.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".