Plagosi bashkëfshatarin në Dibër në 2019, ekstradohet nga Italia i riu/Emri
Ekstradohet nga Italia një 34 vjeçar shqiptar i akuzuar për plagosje me armë zjarri të një shtetasi në Dibër një vit më parë.
"Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Malvin Skarra, 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë".
Skarra është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje”.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 15 mars të 2019 në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit” në Dibër, ku Skarra ka plagosur për motive të dobëta me armë zjarri, shtetasin Mirdash Osmani.