Institucionet në Vlorë në vështirësi nga Covid, punë me staf të reduktuar, raste të reja dhe dje

Covid 19 vijon të përhapet në institucionet e qytetit të Vlorë.Në rastet e raportuar një ditë më parë, një pjesë janë nga bashkia e Vlorës.

Ky institucion vijonë punën por me staf të reduktuar. Raste pozitive edhe në gjykatën e shkallës së parë Vlorë.

Kjo është arsyeja përse ka pezulluar punën deri në datën 11 Nëntor.

Listës i shtohet edhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ku drejtuesi i tij dhe katër punonjës së tjerë janë konfirmuar pozitiv.

Puna vazhdon edhe në këtë institucion me staf të reduktuar.

Gjithashtu në ditët e fundit janë regjistruar raste pozitive në fasoneri, kopshte, shkolla jopublike etj.

Vendi regjistroi një rekord të zi një ditë më parë me 489 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19.

Nga rastet e reja, 13 ishin në Vlorë.