Durrës, pranga të riut për plagosje dhe një 22-vjeçareje të dënuar për drogë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj për vepra të ndryshme penale.Uniformat blu kanë arrestuar 23-vjeçarin F. Ll. për "Plagosje e rëndë me dashje".

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg.

"Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës".

Në pranga ka rënë edhe Vilma Jonuzi., 22 vjeçe.  Ajo u arrestua në banesën e saj në lagjen nr.12, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.