Covid në Elbasan, infektohet drejtori njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, karantinohet stafi

Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan H.B ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas konfirmimit të tij më koronavirus një pjesë e stafit është karantinuar ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi për të konfirmuar nësë janë prekur nga Covid-19 apo jo.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi 6 raste të reja në bashkinë Elbasan.