Pandemia, Basha: Qeveria, përgjegjëse për mungesën e lidershpit dhe veprimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vendi është në krizë shëndetësore.
Me anë të një videomesazhi drejtuar qytetarëve për situatën e rënduar nga pandemia e COVID-19, Basha tha se " spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat plot. Mjekët të mbingarkuar dhe të pambrojtur, disa e kanë paguar me jetë".
Basha thotë se vendi Vendi ka nevojë për lidershp ekonomik. Në cilësinë e liderit të opozitës, Basha tha se ka ofruar aletrnativa dhe zgjidhje.
Por përgjigjia që ka marrë nga Rama është se fajin e kanë qytetarët.
Basha tha se opozita bën përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershpit dhe të veprimit nga ana e saj.
Basha pati një porosi të qartë për qytetarët: "Asgjë nuk është më e çmuar se jeta dhe shëndeti juaj, tregoni kujdes përtë mbrojtur veten, fëmijët, prindërit dhe familjet tuaja."