Avokatët kryesisht në bojkot për 3 kërkesa, në mbështetje edhe Shoqata dhe Dhoma e Avokatisë

Shoqata  e  Avokatëve  Penalistë  të  Shqipërisë  së shpejti në bashkëpunim  me DHASH do të mbështesim bojkotin e avokatëve kryesisht deri në plotësimin e kërkesave të tyre të ligjshme.

Po çfarë kërkohet?

1. Rritje e pagesës për seancat gjyqësore apo çdo procedim penal nga avokatët kryesisht

2. KLP , KLGJ, Drejtuesit e gjykatave dhe prokurorëve të zbatojnë listat sipas radhës, duke larguar diskriminimin ku disa gjyqtarë,prokurorë  apo OPGJ caktojnë vetëm disa avokatë kryesisht me preferencë nga ana e tyre.

3.Caktimin e një avokati me pagesë, sidomos për Tiranën  që të jetë rregullator për grafikun dhe listimin e Avokatëve  kryesisht.