Aktakuza për figurat e UÇK-së, Tirana zyrtare me një zë: Lufta e drejtë dhe heroike

Proces absurd, por që do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj, e kanë cilësuar liderat politik në vendin tonë dërgimin në Hagë të figurave kryesore të UÇK-së , mes tyre Hashim Thaçin. Në reagimet thuhet se askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin.

Dërgimi në Hagë i figurave kryesore te UÇK-së, mes tyre presidentit Hashim Thaçi, solli reagimin e Tiranës zyrtare. Presidenti Ilir Meta,  thotë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike, ndërsa beson në pafajesinë e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Ndërsa kryeminstri e Rama e cilëson procesin  ndaj  Thaçit si absurd, por që sipas tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se UÇK dhe udhëheqësit e saj kanë qenë  në anën e duhur të historisë.

“Populli kosovar dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj luftë e ka vërtetuar koha.”

Ndërsa kreu i opozitës, Luzim Basha, shprehet i bindur se ish- luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK do të arrijë ti  faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.

Mbi këto zhvilime reagoi edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sipas të cilit implikim i të gjithë drejtuesvë të UÇK-së po përdoret si një sulm karshi një historie te lavdishme të shqiptarëve dhe në mënyrë te veçantë Kosovës.