Durrës, shpronësimet/ Dëmi në 2018, lekët në 2023

Vërshimi i ujërave nga kanali në prill të vitit 2018 përmbyti 15 banesa në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Më shumë se dy vite nga ajo kohë, familjet e dëmtuara ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e fituar nga Bashkia Durrës.

"U bënë tre vjet dhe këta nuk na kanë dhënë asgjë. Jemi akoma në vitin 2020 dhe i kemi akoma pa i marrë shpërblimet e2018-ës", shprehet banori.

Pas ankesave të vazhdueshme, dhe zvarritjes së procesit në Bashkinë Durrës, pak ditë më parë kanë marrë një përgjigje nga kryetarja në detyrë Emiriana Sako.

Janë informuar se lekët për dëmet e 2018 mund të bëhen deri në fitin 2023, pasi në buxhetin aktual prioritet ka kaluar përballimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

"Ne na kanë zvarritur vazhdimisht duke na thënë që përgjigjia e fundit është që  do të planfikohej për vitin 2021-2023", shprehet banori.

Por edhe banorët e Porto Romanos thonë se edhe ata vuajnë pasojat e një fatkeqësie natyrore.

"Problemi i përmbytjeve në lagjen tonë është një problem katastrofik, duhet të ishte mbi 60 milionë për familje"

"Ne na është caktuar maksimumi nga 3 milionë -4 milionë për familje", shprehen banorët.

Sipas dokumentit zyrtar, vlera e kompensimit që bashkia Durrës u detyrohet banorëve të Porto Romanos është mbi 6 milion lekë.