Rama 'josh' Alimadhin: Mit'hati po të ishte gjallë do kishte bërë me kohë aleancë me mua, gomar për ti ngarkuar punë është vetëm PS
Kryeministri, Edi Rama, përsëriti në Kuvend se në Shqipëri ka vetëm një forcë politike që i duhet këtij vende dhe ajo sipas tij është Partia Socialiste.
Ai madje e ftoi edhe kreun e Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi të reflektojë dhe gjejë ndonjë urë bashkëpunimi me të pasi sipas tij nëse Mit'hat Frashëri do të ishte gjallë bashkë me patriotë të tjerë do të kishin bërë me kohë aleancë me të.
Siç thotë edhe Rama, po deshe gomar për ti ngarkuar punë, është vetëm PS.
Rama: Me këtë buxhet konfirmohet që në Shqipëri nuk do të ketë më rrogë minimale nën 300 mijë lekë. Ju nuk e keni problem, as ata që janë jashtë. Ilir Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk e kanë problem fare ti thonë të gjitha, pse?
As kanë gjë në dorë dhe as do të kenë gjë në dorë. Kush nuk ka gjë në dorë ti zgjidh të gjitha. Gjërat në dorë i ka populli dhe ky popull është i pagabueshëmn kur vjen puna për t'ia deleguar punët personave që zgjedh, forcave që zgjedh.
Do Balli Kombëtar nuk do Balli Kombëtar, do Monarkia nuk do Monarkia, do Saliu, Iliri, Luli, Monika, nuk duan ata, këtu ka vetëm një forcë more Alimadh dhe nuk ke çfarë i bën, shikoje mirë këtë punë se mbase krijon ndonjë urë, Mit'hat Frashëri do të kishte bërë me kohë aleancën me mua pa asnjë problem edhe Abaz Kupi, bashkë me atë që ishin patriotë të vërtetë.
Kurse ju atë gomonen e antikomunizmit mbi të cilën lubndroni në pishinat tuaja e lidhët me anijen e Saliut, keni 30 vjet që ju sjell vërdallë një Sekretar Partie.Po deshët gallat dhe të dalë ku të dalë jemi mirë me PD, po deshe gomar për ti ngarkuar punë është vetëm PS. Ju jeni kuajt e hasdisur.