"Ka solidaritetin e Shqipërisë", Rama në mbështetje të Thaçit: Procesi absurd do vulosë pastërtinë e UÇK

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Rama ka thënë se ky proces hetimi ndaj tij do të shërbejë për të zbardhur pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama në Twitter.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës pasi u konfirmua aktakuza nga Gjykata e Hagës për hetime për krime lufte. E njëta thirrja i ka shkruar edhe kreut të PDK Kadri Veseli apo shefit të Grupit Parlamentar të VV, Rexhep Selimi.