VIDEO/ Fantastiku Ibrahimoviç bën Milanin të fluturojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2020, 15:39
Milani fiton dhe ruan kreun e Serie A.
Kuqezinjtë morën fitoren e 5-të në 6 javë kampionat duke triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Udineses.
Një sukses që i dedikohet suedezit Zlatan Ibrahimoviç, i cili mori për dore formacionin e Stefano Piolit me një gol me roveshatë pak minuta para fundit të lojës dhe me një asist në pjesën e parë që solli avantazhin provizor të Milanit falë golit të realizuar nga Franck Kessie.
Për Udinesen barazoi paraprakisht shifrat në fillimin e pjesës së dytë me 11-metërsh argjentinasi Rodrygo De Paul.
Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 16 pikëve, në krye të Serie A, pa e provuar ende shijen e humbjes.